Tenderi tremilionësh për kompleksin memorial “Adem Jashari” përfundon në Gjykatë

Tenderi tre milionësh për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, do të përfundojë në Gjykatë Komerciale.

Kështu ka bërë të ditur Instituti i Shkencës dhe Teknologjisë “INSI” SH.P.K., përmes një komunikate.

INSI-ja të premten do të mbajë konferencë për media, me rastin e dorëzimit të padisë dhe kërkesës për shtyrje të ekzekutimit të Vendimit të OSHP-së, pranë Gjykatës Komerciale.

Siç njoftohet, në këtë konferencë do të pasqyrohen shkeljet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Organit Shqyrtues të Prokurimit, lidhur me tenderin “Zhvillimi i master-planit për Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’”, në vlerë tre milionë euro.

Back to top button