Deponohen 1461 mijë euro fals në një bankomat, të gjitha 2-she

Janë deponuar 1461 euro të falsifikuara në një bankomat në  rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë, të enjten.

Në raportin e Policisë thuhet se një menaxhere e një banke ka raportuar se në bankomat janë deponuar 732 monedha nga 2 euro, të cilat dyshohen të jenë të falsifikuara.

Parat e dyshuara janë konfiskuar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet./21Media

Back to top button