Tenistja e Ukrainës refuzon t’ia jap dorën bjelloruses

Tenistja ukrainase, Marta Kostyuk ka refuzuar shtrëngimin tradicional të dorës me kundërshtaren e saj bjelloruse, Victoria Azarenka pas ndeshjes së tyre në “US Open”.
Kostyuk, 20 vjeç, tha se shtrëngimi i duarve nuk do të ishte “gjëja e duhur për t’u bërë”.
Bjellorusia ka qenë një aleate kyçe e Rusisë në luftën kundër Ukrainës, transmeton rtv21.tv.
Kostyuk, e cila humbi 6:2 dhe 6:3, ka thënë se i ka shkruar mesazh Azarenkas, për t’i treguar se nuk do t’ia jepte dorën për ta përshëndetur.
Dyshja vetëm i preku reketat në daljen në rrjetë./21Media


|m1\-w|m3ga|m5

Back to top button