G7 bie dakord për kufirin e çmimit të naftës ruse

Ministrat e financave G7 kanë njoftuar se planifikojnë të zbatojnë një kufi çmimi për naftën ruse.
Kufiri do të ndihmojë në luftimin e inflacionit duke i dhënë një goditje aftësisë së Moskës për të financuar luftën në Ukrainë, thotë Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen, transmeton rtv21.tv.
Dokumenti i plotë nga ministrat e financave të G7 thotë gjithashtu se është krijuar për të kufizuar “ndikimin e luftës së Rusisë në çmimet globale të energjisë, veçanërisht për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme”.
Nuk ka ende asnjë detaj se në çfarë niveli do të vendoset kufiri, por dokumenti thotë se kjo “do të komunikohet publikisht në një mënyrë të qartë dhe transparente”./21Media

Back to top button