Tensione në Kuvend, kryeministri Rama qëllohet me ngjyrë në fytyrë

Edi Paloka e gjuan me ngjyrë në fytyrë kryeministrin

Menjëherë pas fjalës së Lulzim Bashës, deputetet e opozitës kanë nisur të krijojnë rrëmujë në kuvend. Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka qëlluar me ngjyrë drejt kryeministrit Edi Rama.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci i ka kërkuar deputetit demokrat që të largohej nga salla e kuvendit dhe ka ftuar edhe punonjësit e gardës që ka nxjerrin Palokën jashtë. Megjithatë ky i fundit nuk ka pranuar të dalë nga salla e parlamentit.

Në këtë mënyrë Ruci ka ndrëprerë seancën dhe ka paralajmëruar marrjen e masave ndëshkuese ndaj Edi Palokës./vizionplus

Back to top button