Shkon nga 14 numri i viktimave nga aksidenti në rrugën Shkup-Tetovë

Mbi 30 të lënduar

TV21 këtë mëngjes ishte në vendin e aksidentit të rëndë të trafikut që ndodhi dje në autostradën Shkup-Tetovë, kur autobusi u rrokullis dhe mori jetën e 14 personave. Nga ky aksident mbetën të lënduar më shumë se 30 të tjerë.

Shtatë persona vazhdojnë të jenë në gjendje kritike për jetën.

Këtë mëngjes, ishte shumë e lehtë për të parë tragjedinë, vrimat në autostradë dhe autobusin. Policia kontrolloi vendin e aksidentit./TV21

Back to top button