Tensione në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Ademi i BDI-së gjuan me gota

Tensionet në Parlament kanë kulmuar me një sherr fizik. Arbër Ademi nga BDI ka nisur të gjuajë gota ndaj deputetëve të opozitës, me ç’rast janë shkëmbyer fjalë fyese.
Sherri mes deputetëve të qeverisë dhe kolegëve të tyre të VMRO-DPMNE-së dhe Aleancës së Shqiptarëve u përshkallëzua pasi u tentua që një zgjidhje ligjore të mos paralizonte punën e gjykatave.
Lëvizjes së deputetit Antonio Milisoski për të fikur mikrofonin e tij, kryetari i Komisionit Arbër Ademi i është përgjigjur me ofendime, duke përplasur tavolinën dhe duke hedhur gota dhe shishe me ujë në drejtim të deputetëve të mbledhur.
VMRO-DPMNE akuzoi deputetin e BDI-së Arbër Ademi për sjellje të dhunshme dhe ofendime në Kuvend. Ata kanë publikuar edhe një video nga incidenti në seancën e Komisionit për Çështje Evropiane./tv21

Back to top button