Blinken: Bota është tmerruar nga sulmi raketor i Rusisë sot

Udhëheqësit botërorë kanë reaguar ndaj sulmit vdekjeprurës në një qendër tregtare në Kremenchuk, Ukrainën qendrore.

“Bota është tmerruar nga sulmi raketor i Rusisë sot, i cili goditi një qendër tregtare të mbushur me njerëz ukrainas”, tha Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.

Ai shtoi se SHBA do të “vazhdojë të mbështesë Ukrainën” dhe të kërkojë llogari nga Rusia.

Kryeministri britanik Boris Johnson tha se sulmi kishte treguar mizorinë dhe barbarizmin e presidentit rus, Vladimir Putin.

Ndërsa samiti i G7 është duke u zhvilluar, disa liderë u zotuan të mbështesin Ukrainën, financiarisht dhe ushtarakisht, për aq kohë sa u desh.

Kombet e Bashkuara e kanë dënuar gjithashtu sulmin me raketa, duke e quajtur atë të mjerueshme./21Media

Back to top button