Tensione në Odesa, dëgjohen shpërthime të mëdha

Në Odesa janë dëgjuar tre ose katër shpërthime të forta që vinin nga perëndimi.
Është thënë se sistemi i mbrojtjes ukrainase ka rrëzuar raketat ruse që vijnë nga një prej disa anijeve luftarake të vendosura jashtë bregut këtu.
Tensionet po rriten në Odessa – një objektiv kryesor strategjik për Moskën.
Të dielën forcat ukrainase në qytet pretenduan se kanë goditur një flotë ruse duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, me imazhe në rrjete sociale që tregojnë ushtarë që festojnë zhurmshëm.
Këtu ka shtetrrethim të përditshëm duke filluar nga ora 19:00 dhe sirenat e sulmit ajror u dëgjuan për më shumë se një orë të hënën, me paralajmërime se anijet ruse po ripozicionoheshin në përgatitje për një sulm./21Media

Back to top button