Tensionet në Ukrainë: Vendet u thonë shtetasve të largohen shkaku i kërcënimit të Rusisë
Një mori vendesh u kanë kërkuar shtetasve të tyre të largohen nga Ukraina, mes paralajmërimeve për një pushtim rus.
Zyra e jashtme britanike ka deklaruar se të gjithë shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar “duhet të largohen tani ndërsa mjetet tregtare janë ende në dispozicion”.
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se një pushtim mund të vijë në çdo kohë.
Rusia ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo plan për të pushtuar Ukrainën, pavarësisht se ka grumbulluar më shumë se 100,000 trupa pranë kufirit, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Por, ajo sapo ka filluar stërvitjet masive ushtarake me Bjellorusinë fqinje dhe Ukraina ka akuzuar Rusinë për bllokimin e daljes së saj në det.
Kremlini ka bërë të ditur se dëshiron të zbatojë “vijat e kuqe” për t’u siguruar që ish fqinji i tij sovjetik të mos bashkohet me NATO-n./21Media