Tensionet në veri, Osmani e Kurti takohen me ambasadorin amerikan Hovenier

Pas tensioneve në veri presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Për portalin rtv21.tv këtë e ka konfirmuar  këshilltari për media i presidentes së Kosovës, Bekim Kupina.

Takimi është duke zhvilluar ende. Ndërsa pritet të ketë prononcim për media pas takimit.
Kupina ka treguar se pjesë e takimit është edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe dy zëvendëskryeministra.
Serbët lokalë në veri të Kosovës kanë bllokuar të dielën me kamionë me mjete tjera rrugët që çojnë drejt dy pikëkalimeve kufitare, që lidhin Kosovën dhe Serbinë – Jarinjë dhe Bërnjak – por edhe në pjesë të tjera në veri të Kosovës.
Bllokadat vijnë një ditë para se të hyjnë në fuqi dy vendime të Qeverisë së Kosovës që kanë të bëjnë me targat dhe dokumentet serbe.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka mbyllur pikëkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak – për qarkullim të udhëtarëve dhe automjeteve – për shkak të bllokadave të vendosura dhe ka njoftuar qytetarët që të përdorin rrugë alternative./21Media
Back to top button