Tentim për vetëvrasje në Suharekë

 

Një burrë kosovar nga fshati Semetishtë e komunës së Suharekës, gjatë ditës së djeshme ka tentuar të bëjë vetëvrasje.

Lajmin e ka bërë të ditur policia e Kosovës, ku tutje në raport thuhet se viktima ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar sasi të tepruar të medikamenteve mjekësore.

I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në spital dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë./21Media

Back to top button