Të dyshuarit për vrasjen e 60 vjeçarit në Pejë, dy të mitur

 

Policia ka njoftuar se dje në fshatin Vitomiricë të komunës së Pejës, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj të mitur pasi që pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull kosovar të njëjtin e kishin goditur me mjet të mprehtë, thikë.

”Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 dhe si pasojë e goditjeve me thikë, viktima ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal në Pejë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Ndërkaq, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe prokurorit i shtetit.

Ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor për 24 orë./21Media

Back to top button