Tentim rekordi në Irlandë të mbi 1000 personave për dukje si Dolly Parton

Persona të cilët ngjasuan në Dolly Parton u mblodhën në Listowel, County Kerry të Irlandës me një qëllim shumë domethënës. Ata u mblodhën për të arritur rekord për ndihmë të fondacioneve Kerry Hospice dhe Comfort for Chemo Kerry, për njësitin e kimioterapisë në Keri, në Irlandë.

Këta persona, mbi 1000 sish, apo më saktësisht 1,100 sa numëruan në total, u veshën me kostume të ngjashme me ato që ka veshur Parton në publik, ndërkaq në kokë vendosën paruke po ashtu të ngjashme me flokët e saj. Ata tentuan të thejnë rekordin për mbledhjen e numrit më të madh të personave në publik që dukeshin si ajo.

Sipas një postimi në Instagram të organizatores së kësaj ngjarjeje, Kora Obrajen, reord si ky nuk është provuar asnjëherë deri më sot.

Për tu vërtetuar apo pranuar ky rekord, pjesëmarrësit duhet të presin prej tetë deri në 12 javë.

Listowel tashmë ka thyer një rekord botëror. Ai në vitin 2012 arriti rekordin për mbledhjen e numrit më të madh të personave të veshur si motra nderi./21Media

Back to top button