Fenomen në malet e Utah, bora bëhet ngjyrë rozë

Pjesë me borë në malet e Utah, në SHBA, kanë marrë ngjyrë rozë. Kjo quhet “bora shalqi”, që shihet tek liqeni Tony Grove. Ky vend duket i bukur me këtë ngjyrë, por në anën tjetër sjell lajme të këqija për ambientin.

Emri shkencor për këtë borë shalqi është Chlamydomonas Nivalis, dhe kjo sipas shkencëtarëve ndodh kur bakterja e quajtur psychrophilic fillon të zhvillohet në ambiente të ftohta. Një studim lidhur me këtë baktere u publikua në National Library of Medicine. Burim i bakteres janë algat.

Kur kjo ndodh, bora pakohet dhe mund të shkrihet më shpejtë, duke bërë kështu që të shkrihen më pas edhe akullnajat, thuhet sipas studimit.

Fenomeni “bora shalqi” zakonisht ndodh në pranverë e verë. Kjo është parë edhe në akullnajën Presena në Alpet italiane në vitin 2020.

Studiuesit nga Instituti i Shkencave Polare në këshillin nacional të hulumtimeve në Itali kanë paralajmëruar se të reshurat e pakta të borës në dimër dhe temperaturat e larta në pranvrë e verë krijojnë kushte të përkryera për zhvillimin e këtyre algave.

Ekspertët rekomandojnë që të mos hahet bora shalqi, kjo ngase sipas the Ocean Conservancy, organizatë kjo jo profitabile që përqendrohet në përkrahje të ambientit, algat kur shikohen me mikroskop duken të gjelbra, por ato zhvillohen në ngjyrë rozë, këtë si barrierë mbrojtëse. Kjo pikërisht bënë që ato të absorbojnë nxehtësinë nga dielli dhe më pas bora shkrin më shpejtë.

Studimet tregojnë se forma të ngjashme të kësaj baktere të quajtur Chlamydomonaceae, kanë kontribuar në shkrirjen e akullnajave në pjesë të tjera të botës. Në Arktik, bora e pigmentuar nga algat mund të pakohet deri në 13 për qind për vetëm një sezon.

Shkencëtarët thonë se këto alga të cilët shkaktojnë këtë, duhe të përfshihen në listën e ndryshuesve të klimës në të ardhmen, dhe të ndërmerret diçka në lidhje me këtë./21Media

Back to top button