Tentim vrasje e rëndë dhe sulm në Pejë

Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë persona në Pejë, për tentim vrasje të rëndë dhe sulm.
Të martën rreth orës 23:26, pas një mosmarrëveshje dhe sulmi fizik në mes dy grupeve, njëri nga të dyshuarit ka qëlluar me armë zjarri dy viktimat meshkuj kosovar të cilët janë duke u trajtuar.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja të armës të kalibrit 9mm.
Me vendim të prokurorit shtatë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Ndërsa rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button