Tentim vrasje në Ferizaj, “zhduken” dëshmitë

Nuk ka të lënduar

Një rast i vrasjes në tentativë është raportuar se ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:10 në fshatin Slivovë të Ferizajt, mirëpo policia nuk ka gjetur asnjë dëshmi lidhur me rastin.

Ankuesi ka raportuar në polici se një i panjohur nga një veturë, ka shtënë me arme zjarri në drejtim të tij, mirëpo nuk e ka qëlluar.

“Në vendin e ngjarjes kane dalur njësitet përkatëse mirëpo nuk kanë gjetur asnjë dëshmi lidhur me rastin”, ka njoftuar policia duke shtuar se rasti është nën hetime./21Media

Back to top button