Tentim vrasje në Malishevë, dy të arrestuar

Dy persona janë arrestuar mbrëmë në fshatin Shkozë të Malishevës, sepse dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një burri.
Policia ka informuar se njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe sekuestruar 20 gëzhoja.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka siguruar urdhëresën për kontroll. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”, ka bërë të ditur policia.
Rasti vazhdon të hetohet./21Media

Back to top button