Tentim vrasje në Podujevë, lëndohet nëna e viktimës

 

Policia ka bërë të ditur se dje është arrestuar një burrë nga Podujeva pasi që kishte shtënë me armë në drejtim të një burri kosovar.

”Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, por nuk e ka qëlluar. Lëndime trupore, ka pësuar nëna e viktimës femër kosovare, të cilës i është ofruar tretmani mjekësor”, është bërë e ditur në raportin e policisë.
Ndërsa, është konfiskuar arma dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button