Tentim vrasje në Rahovec, arrestohen 4 persona

Janë arrestuar katër burra nën dyshimin se në bashkëveprim kanë kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”, të dielën në Rahovec.

Policia raporton se në vendin e ngjarjes janë gjetur 70 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm ndërsa gjatë kontrollit në katër shtëpitë e të dyshuarve si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar, një AK-47, një pushkë gjuetie, dy pistoleta dhe 74 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Dy prej të dyshuarave kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa, me vendim të prokurorit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Policia rastin e ka cilësuar “Vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje”, ndërsa është duke u hetuar./21Media

Back to top button