Tentim vrasje në Zveçan

Një person është sulmuar fizikisht nga një person tjetër.

Lëndime kanë pësuar të dy, të cilët më pas janë dërguar për trajtim mjekësor.

Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 16:30 në Zveçan, ndërsa rasti është cilësuar si “Tentim vrasje”.

“Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull serb pasi i njëjti është sulmuar fizikisht, therur me thikë nga një i dyshuar mashkull serb. Gjatë përleshjes lëndime trupore ka pësuar edhe i dyshuari. Viktima dhe i dyshuari janë dërguar në tretman mjekësorë dhe të njëjtit sipas raportit mjekësorë janë jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Ndërsa, sipas Policisë rasti është nën hetime./21Media

Back to top button