Një person sulmohet me shkop druri në kokë, shkak hakmarrja

Një person për shkaqe të hakmarrjes ka sulmuar rëndë një tjetër të shtunën në Vushtrri.

Viktima është sulmuar me shkop druri në kokë, i cili pas ndihmës mjekësore në Vushtrri është dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili për shkaqe të hakmarrjes lidhur me një rast të mëhershëm e kishte sulmuar fizikisht me shkop druri në kokë viktimën mashkull kosovar i cili ndihmën e parë mjekësore e ka marr në emergjencën e Vushtrrisë, pastaj për tretman të mëtejmë mjekësor është dërguar në QKUK”, ka konfirmuar Policia.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button