Tentohet të kryhet grabitje në një lokal në Gjilan

Dy persona kanë tentuar të kryejnë grabitje në Gjilan dhe nuk raportohet për të lënduar.

Referuar raportit 24 orësh të policisë thuhet se grabitja në tentativë është raportuar në mbrëmjen e së mërkurës dhe rasti është në hetime.

“GRABITJE NË TENTATIVË- Gjilan 08.01.2025 – 08:05. Eshtë raportuar se në një lokal dy persona kanë tentuar të kryejnë grabitje por nuk kanë arritur të marrin asgjë dhe janë larguar nga lokacioni. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në njoftim. /21Media

Back to top button