Tentoi të kontrabandonte mallra nga Serbia në Kosovë
Sot në orët e para të ditës Policia e Kosovës ka sekuestruar mallra të ndryshme si: pije alkoolike, mish i bluar, pjesë të automjeteve, fletore etj që tentuan t’i kontrabandonin përmes rrugëve ilegale malore, nga Serbia në Kosovë.
“Njësia e Policisë Kufitare me mbështetjen e Hetimeve Rajonale dhe në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit janë duke punuar intensivisht për hetimin e rastit si dhe parandalimin e rasteve të tilla”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Nuk raportohet për të arrestuar.
Sipas Policisë, malli i konfiskuar do t’i dorëzohet Doganës së Kosovës për procedura të mëtejme./21Media
