Tentuan ta mbysnin policin, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar natën e 15 marsit pasi që dyshohet se kanë tentuar ta mbysnin një polic.
“Të njëjtit me veturë kanë tentuar të godasin zyrtarët policor (në rroba civile) dhe më pas njëri nga të dyshuarit me pistoletë ka shtënë në drejtim të zyrtarëve policor.”, thuhet në raportin e policisë.
Po ashtu bëhet e ditur se zyrtarët policor i janë përgjigjur me të shtëna në drejtim të dyshuarit, ndërkohë që kanë pranuar tretman mjekësor.
Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë me 6 fishekë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button