Therje me thikë në Prishtinë

Një person është therë me thikë sot rreth orës 8: 30 në lagjen Ulpiana në Prishtinë , njofton policia e Kosovës.
“Pas një mosmarrëveshje në mes të dy personave, ka rezultuar me një rrahje, me ç’ rast një prej tyre:-D.Z , 36 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar ka pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë.Personi i lënduar është dërguar në QKUK, për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim ku po ashtu bëhet e ditur se lidhur me këtë rast, policia ka arrestuar personin e dyshuar:F. D , 52 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar.
Po ashtu njoftohet se hetuesit janë duke kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes./21Media

Back to top button