Tërmet i fortë në Turqi

Turqia është goditur nga një tërmet i fortë në mëngjesin e sotëm.

Tërmeti 5.1 i shkallës Rihter është regjistruar në provincën e Bursës me qendër në Detin Marmara, por u ndje edhe në afërsi të Stambollit.

Sipas një raporti të lëshuar nga Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, u përcaktua se tërmeti u ndje 4.73 kilometra nga brigjet e rrethit Mudanya të Bursës, në një thellësi prej rreth 8.98 kilometra nën sipërfaqen e detit. (AFAD).

Një tjetër tërmet me magnitudë 4.5 u regjistrua në të njëjtin vend vetëm 3 minuta më vonë.

Guvernatori i Bursës, Mahmut Demirtaş tha për Anadolu Agency (AA) se “Deri më tani nuk kemi marrë asnjë lajm negativ nga Mudanya dhe Gemlik. Megjithatë, ekipet përkatëse janë aktive në terren.”/vizionplus

Back to top button