Tërmet i fuqishëm në Greqi

Një tërmet me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter goditi Greqinë në orët e para të ditës së sotme.

Mësohet se epiqendra ishte në Patra në një thellësi 122 kilometra.

Për momentin nuk raportohet për dëme materiale apo në njerëz.

Një tërmet i fortë ka ndodhur në orën 9:11 në fshatin bregdetar të Ionit, 25 km në lindje të Strofades.

Sipas Institutit Gjeodinamik, bëhej fjalë për dy lëkundje me magnitudë 5.7 dhe 4.5 të shkallës Rihter, me qendër përkatësisht 14 dhe 17 km, në lindje të Strofadisit – në bregun perëndimor të Peloponezit.

Dridhja e dyfishtë është ndjerë edhe në Atikë.

“Sipërfaqësore, pa ndikim”

Siç deklaroi në media profesori i Tektonikës Dinamike & Gjeologjisë së Aplikuar, Efthymis Lekkas, dridhja e dyfishtë sizmike “nuk duket të ketë ndikim në infrastrukturën e ndërtesave dhe njerëzit”.

“Është një tërmet sipërfaqësor në harkun grek dhe u ndje fort në Zakynthos, Kefalonia, Agrinio, në zonat e Peloponezit dhe gjithashtu në Athinë.

Megjithatë, është një tërmet që nuk duket të ketë ndikim në infrastrukturën e ndërtimit dhe njerëzit”, vuri në dukje ai./oranews

Back to top button