Tërmet i fuqishëm në Pakistan, 20 të vdekur

Të paktën 20 persona u vranë dhe rreth 300 të tjerë u plagosën të enjten, kur një tërmet me magnitudë 5.7 goditi Pakistanin jugor.
Punëtorët e shpëtimit thanë se shumica e të vrarëve ishin gra dhe fëmijë, përcjellë rtv21.tv
Shërbimi Gjeologjik amerikan tha se tërmeti ishte me epiqendër rreth 100 kilometra në perëndim të kryeqytetit të provincës Quetta.
Më shumë se 100 shtëpi me baltë u shembën dhe shumë ndërtesa u dëmtuan. Pamjet televizive treguan ndërtesa me çarje të hapura, të shpella në çati dhe mure të thërrmuara.

(REUTERS/Naseer Ahmed)
Qindra njerëz janë të pastrehë, tha Sohail Anwar, nënkomisar në qytetin e Harnai, për Reuters.
“Unë kam urdhëruar ndihmë të menjëhershme në baza urgjente për Harnai, Balochistan, viktimat e tërmetit dhe për një vlerësim të menjëhershëm të dëmit për ndihmë dhe kompensim në kohë”, tha kryeministri i Pakistanit, Imran Khan.
“Ngushëllimet dhe lutjet e mia shkojnë për familjet që humbën të dashurit e tyre”, shtoi Khan.
Një tërmet me magnitudë 7.7 goditi Quetta në vitin 1935, duke lënë të vdekur mbi 30 mijë persona  dhe duke shkatërruar pjesën më të madhe të qytetit.
Edhe në vitin 2005, Pakistani është goditur nga një tërmet 7.6 shkallë të Rihterit që ka lënë mbi 73 mijë persona të vdekur dhe mbi 3.5 milionë persona të pastrehë./21Media

Back to top button