Tërmet i fuqishëm në Turqi

 

Një tërmet me magnitudë 5.2 shkallë goditi sot krahinën Malatya në Turqinë juglindore, sipas Institutit për Kërkime të Tërmetit dhe Observatoriumi Kandili.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha që tërmeti goditi rrethin e Puturge në orën 12:37.

Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 8.16 kilometra, transmeton rtv21.tv.

Ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu tha në Twitter se asnjë dëm nuk ishte raportuar deri më tani.

Selahattin Gurkan, kryetar i Komunës së Malatya, tha se nuk kishte viktima ose humbje të pronave në zonë sipas raporteve fillestare të marra nga rajoni.

Ai shtoi se ndërtesat, të cilat ishin dëmtuar në tërmetet e mëparshme në rrethinë, ishin dëmtuar më shumë nga tërmeti aktual./21Media

Back to top button