Tërmet i fuqishëm, të paktën 15 të vdekur

Një tërmet me magnitudë 6.3 goditi Afganistanin perëndimor të shtunën, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara.
Të paktën 15 njerëz u vranë dhe 40 u plagosën, tha një zyrtar i menaxhimit të fatkeqësive.
Epiqendra ishte rreth 25 milje në veriperëndim të qytetit të Heratit dhe u pasua nga një pasgoditje me magnitudë 5.5 ballë, raportoi USGS.
Videot e postuara në mediat sociale treguan qindra njerëz në rrugë jashtë shtëpive dhe zyrave të tyre në qytetin e Heratit./21Media