Kaloni te përmbajtja kryesore

Tërmet me magnitudë 7.2 në Rusi

Një tërmet me magnitudë 7.2 ka goditur brigjet lindore të gadishullit rus të Kamçatkës.

Qendra Kombëtare e Paralajmërimit të Tsunamit tha se kishte një kërcënim për cunami nga tërmeti, raporton Sky News.

Vendi ku u përfshi nga tërmeti gjendet rreth 80 kilometra nga qyteti bregdetar i Petropavlovsk-Kamchatsky, i cili thuhet se ka një popullsi prej mbi 150 mijë njerëz.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button