Termet në Kosovë dhe Greqi

Kosova është goditur nga një tërmet me magnitudë 2.0 sipas shkallës Rihter sot në mëngjes, me epiqendër në fshatin Kozaricë të Obiliqit.
Shemsi Mustafa nga Instituti Sizmologjik i Kosovës për Klankosova.tv ka bërë të ditur se tërmeti ndodhur rreth orës 07:33.
“Thellësia hipoqendrore ishte tri kilometra. Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e fshatit dhe përreth tij”, ka thënë Mustafa.
Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në të gjithë territorin tonë, i mirëmbajtur nga Observatori sizmologjik pranë Fakultetit Shkencë-Matematikor në Shkup, mëngjesin e sotëm herët, më 15.08.2024, ka regjistruar një tërmet epiqendra e të cilit ndodhet. në Republikën fqinje të Greqisë dhe i përket zonës epiqendrore Gjevgjeli-Gumendzë, 140 km në juglindje të Shkupit, njofton Observatori Sizmologjik.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?