Tërmet në qeveri, Rama largoi të gjithë ministrat pesëvjeçar

Në mesin e ministrave të rinj janë dy kosovarë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ashtu siç pritej konfirmoi ndryshimet në kabinetin qeveritar. Ai pohoi se të gjithë ministrat që kanë 5 vjet në kabinet do t’ua lënë vendin të tjereve.

Emri i parë që ai permendi për largim nga posti i Ministres ishte Lindita Nikolla. Pasi e falënderoi për kontributin në krye të ministrisë, Rama tha se ajo do të zëvendësohet nga zv.Ministrja aktuale Arsimit, Besa Shahini, shqiptare nga Kosova.

Më tej, Rama konfirmoi largimin nga detyra edhe të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj. Në këtë post u emërua Anila Denaj, drejtore e përgjithshme e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

I radhës i shkarkuar ishte Ditmir Bushati, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, i cili u zëvendësua nga Genc Cakaj, deri më tani zv.Ministër në këtë institucion, por edhe këshilltar i kryeministrit Rama për diplomacinë. Gent Cakaj është shqiptar i Kosovës.

Të njëjtin fat pati edhe Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri. Për këtë të fundit Rama pati elozhet më të mëdha, teksa e konsideroi një nga më të aftit që ka pasur kabineti i tij. Në vend të tij emërohet Belinda Balluku, e cila deri më tani ka qenë drejtoreshë e përgjithshme e AlbControll.

U largua nga detyra edhe Ministri i Bujqesisë, Niko Peleshi, i cili u zëvendësua nga Blendi Çuçi.

U largua nga detyra edhe Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila u zëvendësua nga Elva Margariti.

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipermarrjes, Sonila Qato u shkarkua nga detyra dhe në vend të saj u emërua Eduart Shalsi.

Kryeministri Rama njoftoi edhe krijimin e një Ministrie të Re për Marrëdheniet me Parlamentin, e cila do të drejtohet nga Elisa Spiropali. Rama njoftoi gjithashtu se kreu i komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe do të marrë detyrën e zv.Kryeministrit, raporton Vizionplus.

EMRAT E MINISTRAVE TË RINJ

MINISTËR I FINANCAVE                                           ANILA DENAJ

MINISTËR I ARSIMIT                                                 BESA SHAHINI

MINISTËR I JASHTEM                                               GENT CAKAJ

MINISTËR I ENERGJISË                                            BELINDA BALLUKU

MINISTER I BUJQËSISË                                             BLEDI ÇUÇI

MINISTËR I KULTURËS                                            ELVA MARGARITI

MINISTËR I SIPËRMARRJES                                   EDUART SHALSI

MINISTËR PËR PARLAMENTIN                             ELISA SPIROPALI

ZV/KRYEMINISTËR                                                   ERION BRAÇE

Back to top button