Qeveria me 15 mijë euro për familjen e policit të vrarë

Mbledhja e Qeverisë nisi me një minut heshtje në nderim të policit Demaj

Qeveria e Kosovës sot në mbledhjen e  rregullt ka marrë vendim të ndajë 15 mijë euro për familjen e policit Izet Demaj, i cili u vra dje në krye të detyrës.

Policët në Kosovë nuk kanë sigurim jetësor mirëpo sot Kryeministri Ramush Haradinaj  gjatë një vizite në Policinë e Kosovës, u shpreh optimist, pasi qe sipas tij, do të fillojnë menjëherë me procedurimin e ligjeve që mundëson sigurim jetësor Policisë së Kosovës.

Kujtojmë se nesër me vendim të presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, e shtuna do të jetë ditë zie në nderim të rënies në detyrë të policit që vdiq si pasojë e plagëve të marra nga shkëmbimi i zjarrit me një plaçkitës banke në Istog.

Polici Izet Demaj, ka qenë edhe ushtar i UÇK-së në betejën e Koshares./21Media

Back to top button