“Tërmet” në Shtëpinë e Bardhë
Dha dorëheqje shefi për komunikim i Donald Trampit
Majk Dabke, shefi kryesor për komunikim me media në Shtëpinë e Bardhë i presidentit amerikan, Donald Trump, ka dhënë sot dorëheqje nga ky funksion, ka raportuar gazeta Uashington Post.
Siç shkroi kjo gazetë, largimi i Dabkes mund të jetë paralajmërim për fillimin e ndryshimeve serioze në administratën e Trumpit, e cila që nga fillimi ka qenë e përfshirë në skandale dhe kundërthënie.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi se Dabke, i cili ka ushtruar funksionin tre muaj, ka dhënë dorëheqje qysh më 18 maj. Megjithatë, ai i kishte ofruar Trumpit që të vazhdoi të ushtroi funksionin deri në kthimin e Trumpit nga vizita e tij e parë jashtë vendit, ofertë kjo e cila u pranua nga presidenti amerikan.
Dabke është zyrtari i radhës në administratën e Trumpit që u largua, ende pa u mbushur gjashtë muaj që nga hyrja e Trumpit në Shtëpinë e Bardhë.
Më herët, nga Shtëpia e Bardhë u largua Majkëll Fllin, këshilltar i Trumpit për siguri kombëtare, ndërsa një pjesë e pjesëtarëve të administratës, përfshirë këtu edhe dhëndrin e Trumpit, Xhared Kushner, janë nën hetime, për shkak të lidhjeve të tyre të dyshuara me Rusinë.
Ndërkohë, Trump sot kritikoi Gjermaninë, për shkak të deficitit tregtar dhe buxhetit të këtij vendi për ushtri. Këto kritika ai i bëri pasi që kamcelarja gjermane, Angela Merkel, shprehu dyshimin se Amerika është një partnere e besueshme.
“Kemi një deficit të lartë tregtar me Gjermaninë, plus ata po paguajnë shumë më pak se NATO-s se sa do të duhej. Është kjo një gjë e keqe për Amerikën dhe kjo do të ndryshoi”, shkroi Trump në profilin e tij në Twitter./21Media