Ish-këshilltari i Isa Mustafës i bashkohet PDK-së
Ibrahimi i është bashkuar PDK-së sot
Ish-kryetari i Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Ibrahimi, sot i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Ibrahimi veç kryetar i Forumit Rinor, ishte edhe këshilltar i kryeministrit në largim, Isa Mustafa.
Lajmin për kalimin e Ibrahimi në PDK e ka bërë të ditur, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.
“Vendimi i Armend Ibrahimit për t’u bërë pjesë e Fillimit të Ri është inkurajues edhe për shumë të rinj që besojnë në lidershipin e guximshëm të Partisë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Veseli në Facebook.