Kaloni te përmbajtja kryesore

​Dy persona ikin nga Qendra Korrektuese në Lipjan, kapen pak më vonë nga policia

Dy persona janë arratisur nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan, por janë kapur nga policia pak kohë më vonë.

Sipas Policisë së Kosovës, zyrtarët korrektues kanë njoftuar policinë për largimin e tyre nga qendra gjatë mbrëmjes së të martës.

Pas ndërmarrjes së veprimeve operativo-hetimore, policia ka arritur t’i lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarit, të cilët më pas janë rikthyer në Qendrën Korrektuese në Lipjan.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button