Tërmeti me magnitudë 5.9 Rihter tronditi Australinë

Një tërmet me magnitudë 5.9 Rihter ka tronditur Australinë juglindore, duke dëmtuar ndërtesat në qytetin e Melbourne. Tërmeti ka ndodhur rreth orës 09:15 me orën lokale (23:15 GMT) të mërkurën në Mansfield, jo shumë larg kryeqytetit të Victorias.

Kryeministri Scott Morrison ka thënë “ne nuk kemi pasur raporte për lëndime të rënda dhe ky është një lajm shumë i mirë”.

Tërmeti është ndier gjithashtu në Australinë Jugore fqinje dhe Uellsin e Ri Jugor (NSW). Ai është pasuar nga dy lëkundje të tjera me magnitudë 4.0 dhe 3.1.

Siç raporton BBC, ky është një nga tërmetet më të mëdhenj që ka ndodhur në Australi vitet e fundit.

Shërbimi i Emergjencave të Shtetit të Victoria ka paralajmëruar banorët që të jenë vigjilentë për tronditje të mundshme.

“Nëse ndodheni në Victoria, jeni në rrezik. Pritni goditje të tjera, qëndroni larg ndërtesave të dëmtuara dhe rreziqeve të tjera. Shmangni vozitjen, përveç rasteve emergjente.”, ka bërë të ditur autoriteti./21Media

Rrënoja nga një dyqan në rrugë në Chapel St, Victoria
Një rrugë e rrethuar në Melburn pas tërmetit

Back to top button