Tërmeti me magnitudë 6.1 shkallë tronditi Tokion

Tokio është tronditur nga një tërmet me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter duke shkaktuar lëkundje të fuqishme
Tërmeti ndodhi në orën 22:41 me kohën lokale dhe gjithashtu çoi në ndalimin e trenave në kryeqytetin e Japonisë .
Por nuk pati raporte të menjëhershme për të lënduar apo dëmet materiale dhe zyrtarët thanë se nuk kishte rrezik për një cunami, transmeton rtv21.tv.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë tha se tërmeti ishte përqendruar në prefekturën Chiba, në lindje të Tokios, në një thellësi prej 48 milje.
Disa qindra shtëpi në Tokio thuhet se ishin pa energji pas goditjes së tërmetit, trenat u ndalën dhe disa gypa të ujti shpërthyen.
Kryeministri i ri Fumio Kishida postoi një mesazh në Tëitter duke u bërë thirrje njerëzve që të kontrollojnë informacionin e fundit dhe të ndërmarrin veprime për t’u mbrojtur.
Tërmetet janë të zakonshme në Japoni , një nga zonat më sizmikisht aktive në botë.
Vendi përbën rreth 20 përqind të tërmeteve të botës me magnitudë 6 ose më të mëdha.
Më 11 mars 2011, bregdeti verilindor u godit nga një tërmet me magnitudë 9, më i fuqishmi në Japoni i regjistruar edhe një cunami masiv.
Ato ngjarje shkaktuan krizën më të keqe bërthamore në botë që nga Çernobili i një çerek shekulli më parë./21Media

Back to top button