Tërmeti në Bosnjë, raportohet për të lënduar

Të paktën një person pësoi lëndime të rënda nga një tërmet i fuqishëm prej 5.7 ballësh të Rihterit që goditi Bosnjë e Hercegovinën në orët e vona të 22 prillit.
Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, epiqendra e tërmetit ishte 20 kilometra në lindje të Stolacit dhe 45 kilometra në juglindje të Mostarit.
Qendra Shëndetësore në Stolac konfirmoi për Rel se një grua është lënduar rëndë në këtë qytet. Siç u tha, bëhet fjalë për një grua të lindur në vitin 1992.
Ajo u gjet nën rrënoja, pasi një pjesë e një kodre u shemb mbi shtëpinë e familjes së saj. E lënduara u transferua me urgjencë në Qendrën Klinike të Mostarit, 40 kilometra larg Stolacit.
Nga Qendra Shëndetësore e Stolacit thanë se ka më shumë të lënduar, por ende nuk e kanë numrin e saktë.
Tërmeti që goditi këtë shtet të Ballkanit Perëndimor në orën 23:07, kishte thellësi prej 5 kilometrash.
Dridhje të tokës u ndien edhe në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi./Rel

Back to top button