Vjedhja e 2.1 milionë eurove, Bajrami: Jam e pastër

Ish-ministrja e Financave, njëherësh deputete e LDK-së, Hykmete Bajrami, sonte në RTV21 foli për vjedhjen e 2.1 milionë eurove në Thesarin e Shtetit, me ç’rast u shpreh se asnjëherë nuk është ndier fajtore.
“Jam e pastër, nuk jom ndi fajtore”, tha ajo në emisionin “Argument Plus” dhe shtoi se nuk është intervistuar as në cilësinë e dëshmitares.

Në rastin e njohur si 2 milionshi, për vjedhjen nga Thesari i Shtetit, i akuzuari Labinot Gruda, para dy muajsh e ka pranuar fajësinë lidhur me akuzat se e ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës në vlerë prej 2 milionë e 77 mijë e 995 euro e 90 centë./21Media

Back to top button