Kaloni te përmbajtja kryesore

Tërmeti në Turqi përmes fotografive

Më shumë se 500 kanë vdekur në Turqi dhe Siri pas tërmetit prej 7.8 shkallësh të Rihterit që goditi të hënën juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë.

Personat që e përjetuan këtë tërmet e kanë përshkruar frikën dhe konfuzionin e tyre pasi tërmeti i fuqishëm goditi në orët e para të mëngjesit.

Disa persona për mediat turke si dhe mediat e huaja u shprehën:

“Pikturat ranë nga muret e shtëpisë”, tha Samer, një banor i kryeqytetit sirian Damaskut.

“U zgjova i tmerruar. Tani jemi të gjithë të veshur dhe qëndrojmë te dera.”

Një person nga qyteti turk i Gaziantepit, Erdem përshkroi ndjenjën e tronditjes “si një foshnjë dridhej në krevatin e saj sa ishte në gjumë”.

“Të gjithë janë ulur në makinat e tyre, ose përpiqen të shkojnë në hapësira të hapura larg ndërtesave.”

“Unë imagjinoj se asnjë person i vetëm në Gaziantep nuk është në shtëpitë e tyre tani.”

Mediat turke vazhdimisht po sjellin pamje nga ky tërmet./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button