Termocentrali Zaporizhzhia u rilidh me rrjetin elektrik të Ukrainës

Termocentrali bërthamor Zaporizhzhia është rilidhur me rrjetin elektrik të Ukrainës, tha operatori bërthamor Energoatom.
“Sot, 26 gusht 2022, në orën 14:04, një nga njësitë energjetike të ZNPP-së që u ndal dje është kyçur në rrjetin elektrik dhe kapaciteti po shtohet”, thuhet në deklaratë.
“Punëtorët bërthamorë të Zaporizhzhia-s janë heronj të vërtetë! Ata mbajnë pa u lodhur dhe me vendosmëri sigurinë bërthamore dhe rrezatuese të Ukrainës dhe të gjithë Evropës mbi supet e tyre dhe punojnë me vetëmohim në mënyrë që vendi i tyre të ketë energji elektrike jetëdhënëse”, thuhet tutje në deklaratë.
Termocentrali, i cili është i pushtuar nga forcat ruse, është shkëputur për herë të parë në historinë e tij të enjten./21Media

Back to top button