Termokos ngroh qytetarët e Prishtinës edhe për disa ditë

NP “Termokos” ka marrë vendim, që furnizimi me ngrohje të vazhdojë edhe për disa ditë, ndonëse furnizimi me energji ngrohëse sipas afatit do duhej të përfundonte sot.
Sipas njoftimit të “Termokos” një gjë e tillë është bërë pas parashikimeve meteorologjike për përkeqësim të motit ditëve të ardhshme.
“Kjo zgjatje e sezonit ngrohës është bërë në koordinim të ngushtë me Komunën e Prishtinës dhe me KEK-un. Ndërkohë, që është në harmoni të plotë edhe me aktet ligjore në fuqi, sipas të cilave në rastet e temperaturave të paqëndrueshme mund të vazhdojmë me furnizimin e jashtëzakonshëm me ngrohje për aq kohë sa do të ketë nevojë.”, thuhet në njoftim.
Termokos ka njoftuar se përfundimi i sezonit ngrohës 2021/2022, përkatësisht vazhdimi i furnizimit me ngrohje, do të varet nga lëvizja e temperaturave përgjatë ditëve në vijim./21Media

Back to top button