Tërnava kërkon shfuqizimin e udhëzimit që ndalon bartjen e shamive në shkolla
Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava ka kërkuar që të ndryshohet udhëzimi administrativ i Ministrisë së Arsimit përmes së cilit ndalohet bartja e uniformës fetare në shkollat e mesme të larta në Kosovë.
Tërnava pas mesazhit para muajit të Ramazanit ka thënë se dhënë mesazhin me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, ka thënë se ky udhëzim shkel standartet evropiane.
“Ky rast shpresojmë të mbetet i izoluar dhe BIK-u dënon rastin e tillë. Dëshiroj që edhe një herë t’i bëjë thirrje Ministrisë së Arsimit bëjë shfuqizimin e udhëzimit administrativ tashmë të famshëm ”, tha Tërnava.
Ai këto komente i bëri pas rastit të fundit ku në një shkollën “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë është vendosur simboli për ndalimin e shamisë në shkollë.
Në nenin 3, pikën 1.13, thuhet se në shkollë ndalohet uniforma fetare./21Media