Arrihet njëfarë progresi në bisedimet e paqes në Ukrainë

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov po zhvillon bisedime me homologun e tij indian, Subrahmanyam Jaishankar si pjesë e përpjekjeve për të forcuar lidhjet me vendin.
Duke folur në një konferencë pas bisedimeve, Lavrov tha se ishte bërë njëfarë përparimi në bisedimet e paqes me Ukrainën.
Ai tha se Moska po përgatit përgjigjen e saj ndaj propozimeve të Ukrainës, të cilat përfshijnë ofertën e Kievit për t’u bërë neutral në këmbim të garancive të sigurisë.
Lavrov tha se Kievi kishte treguar shumë më shumë mirëkuptim për situatën në Krime, e cila u aneksua nga Rusia në vitin 2014, dhe rajonin e Donbasit në Ukrainën Lindore, i cili është kryesisht nën kontrollin rus, si dhe domosdoshmërinë e statusit neutral të Ukrainës./21Media

Back to top button