Tërnava uron besimtarët për Ramazan dhe bën thirrje për ndaljen e luftërave

Më 11 mars fillon muaji i shenjtë i Ramazanit.

Me këtë rast, kreu i Bashkësisë Islame (BIK), Naim Tërnava, iu drejtua besimtarëve islam në Kosovë me një mesazh.

Ai iu bëri thirrje për unitet dhe solidaritet mes vete.

Tërnava theksoi se “njerëzit në nevojë janë amaneti i Zotit mbi supet tona”.

“Njerëzit në nevojë janë amaneti i Zotit mbi supet tona, mos i privoni ata nga të drejtat e tyre në pasurinë tonë që Zoti na e dhuroi! Ndihmoni dhe mbështetni ata duke e ruajtur krenarinë dhe dinjitetin e tyre!Lutemi që i Plotfuqishmi ta pranojë agjërimin dhe lutjet tona, t’i japë kombit, shtetit e fesë sonë, siguri dhe stabilitet! Lutemi që konfliktet, luftërat dhe gjakderdhja ndërmjet njerëzve pa dallim race, ngjyre, feje apo kombi, të marrin fund!”, ka thënë Tërnava.

Gjatë Muajit të Ramazanit besimtarët myslimanë agjërojnë nga agimi deri në perëndim të diellit si shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.

Agjërimi është një nga pesë shtyllat e fesë islame./21Media

Back to top button