Testi i Maturës Online!

Testi i Maturës Shtetërore ka dalur online

Testi i Maturës 2017,  i cili po mbahet ka qarkulluar në rrjetin social në Facebook.

Instituti EdGuard ka njoftuar se pyetjet kanë qenë online. ”Me shqetësim mund të konfirmojmë që ende pa filluar zyrtarisht testimi, pyetjet veçse kanë qenë të çasshme online. Komunikimi nga nxënësit pjesë të testimin është duke vazhduar pa pengesë, me të gjitha testet tashmë të ngarkuar online”, njofton  EdGuard.

Sot do të testohen njohuritë në gjuhën amtare, gjuhën angleze dhe në matematikë. Kalueshmëria e testit të maturës shtetërore  është 40 përqind e pikëve ndërsa rezultatet do të publikohen më 30 qershor.

Provimi do të mbahet në 200 qendra testimi në gjithë vendin, ndërsa për mbarëvajtjen e këtij procesi janë të angazhuar rreth 2100 administrues dhe rreth 600 komisionerë./21Media

 

Back to top button