Tetë persona të lënduar në aksidentin në Lupç të Podujevës

 
Tetë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Lupç të Podujevës.
Personat e lënduar kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Rastin për 21Media e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 12:00 në fshatin Lupç të Podujevës, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit tetë persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka njoftuar zëdhënësja e Policisë.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për ndriçimin e shkaqeve të këtij aksidenti./21Media

Back to top button